Është gjithmonë e më e vështirë të angazhohesh dhe të edukosh një fëmijë në ditët e sotme. Një prind që punon me kohë të plotë e ka akoma më të vështirë të balancojë punën, familjen, fëmijët dhe të shpenzojë kohë  edhe për vete. Por ndërkohë që prindi mendohet, fëmija rritet e mëson, ndoshta edhe gjëra të cilat një prind nuk i aprovon. Si mund të orientohet dhe të mësohet jë fëmijë me shoqërinë, shëndetin, disiplinën dhe aktivitetin fizik? Si vepron një prind në këtë rast? Sa kohë shpenzohet dhe cili është rezultati?

Shumë prindër kanë përqafuar një stil jetese me ritëm të shpejtë, gjithmonë në lëvizje dhe në shërbim të fëmijës, por edhe të marrdhënieve me fëmijën.  Qasja nëpërmjet sportit siguron më shumë benefite për fëmijën nga të gjithë aktivitetet e tjera, kjo për sa kohë respektohet një axhendë me qëllim që të ndërtojë disiplinë tek fëmija. Një prind i shërben axhendës sportive të fëmijës së tij, shpenzon kohë e të ardhura me të sepse pervec anes fizike dhe shendetit te mire qe vjen nga stervitja, sporti nderton edhe personalitetin e femijes.

Duke lujatur ne skuader femija meson te mos jete egoist. Sportet ne skuader orientojne individet drejt bashkepunimit dhe frymes se skuadres. Egoizmi nuk eshte zgjidhje per femijet qe luajne ne skuader. Pervec kesaj femija meson edhe rendesine e vazhdimesise dhe te qenit sistematik ne stervitje. Kembengulja dhe puna e vazhdueshme sjell rezultate pozitive dhe ne rritje. Dedikimi dhe disiplina ne nje skuader, me syte tek nje qellim do t’i mesoje femijes se gjerat e mira dhe fitorja nuk vijne pa punuar. Kjo hedh bazat per nje individ me te shtruar dhe me realist ne te ardhmen.

Duke u stervitur femija meson te krijoje shoqeri dhe grupin e tij social. Perpos kesaj meson edhe te administroje me mire kohen dhe aftesite e tij/saj mes shkolles, detyrave te shtepise dhe stervitjes. Duke nxjerre rezultate te mira me menaxhimin qe femija i ben kohes, ndihmuar edhe nga prindi, ai/ajo fiton nje vetbesim dhe eshte me i afte te marre iniciativa ne te ardhmen. Duke qene social, i disiplinuar, duke respektuar autoritetin dhe kohen femija arrin te qartesoje rolin e tij ne jete, dhe i kupton me mire deshirat, nevojat dhe aftesite e veta, pra arrin te vleresoje veten sakte. Ketu prindi i ka dhene femijes dhuraten me te madhe, gezimin dhe harene e fitores bashke me disa mesime qe ndertojne personalitet.

Cdo mësim orientohet drejt fëmijës dhe ndërtimit të një personi pozitiv, të vetëpërmbajtur, të shëndetshëm, të aftë e të shkathët, cilësi aq të lakmueshme në cdo sferë të jetës e të aktivitetit njerëzor. Do të vlerësohet prindi për sakrificën që bën? Edukimi i një individi të plotësuar, empatik, bashkëpunues dhe të drejtë është fitorja më e madhe e një prindi ne ditët e sotme. Po krijoni një të ardhme për fëmijët, jo vetëm një ditë të bukur.

Frymezuar nga eksperienca e Vaneses.