Sot, bota e shkencës humbi një ndër shkencëtarët më të famshëm të kohërave moderne, Stephen Hawkings.I lidhur për pjesën më të madhe të jëtës së tij pas një karrigeje me rrota, si pasojë e sindromës ALS, Hawkings ishte përgjegjës për mënyrën se fizikantët e sotëm e konceptojnë universin. Që në moshë të re spikati talenti i tij dhe aftësia e padiskutueshme për të konceptuar universin dhe për t’a zbërthyer atë në numra. Sëmundja e tij nuk arriti të superonte mbi trurin e Hawkings, përkundrazi, u kthye në një gjenerator të punës së tij duke dhënë mesazhin se pavarësisht dobësive, talenti del ne pah.

Jo vetëm si fizikant, por edhe në shumë fusha të tjera Hawkings ka kontribuar duke orientuar fëmijët dhe të rinjtë drejt shkencave, nëpërmjet shfaqjeve në televizion, apo dhe librave për fëmijë. Hawkings përdorte shkencën dhe parimet e universit për të shpejguar lidhjen humane që krijohet mes njerëzish. Parimi i tij, që duhet të jetë parimi i cdo shkencëtari ishte: “Universi është bosh, nesë nuk stehon njerëzit e tu të dashur”.

Nobelisti Hawkings ka kontribuar gjatë jetës së tij në përpjekjen për të shpjeguar shumë teori fizike si: vrimat e zeza, lidhja mes kohës fizike dhe hapësirës, shpjegimi i fillimit të universit e shumë të tjera. Ai u lind ne vitin 1942 dhe shpesh gjatë jetës së tij është përballur me vdekjen, por ja ka dalë mbanë falë dashurisë së gruas dhe fëmijëvë të tij, nga të cilët u nda ditën e sotme. Familja ishtë frymëzimi i punës së tij, ndaj edhe në biografinë e tij dhe të gruas së tij Jane, të gjithë punën Hawkings ia kushton familjes.

Burimi: Sample, I. (2018). Stephen Hawking, science’s brightest star, dies aged 76. [online] the Guardian.

Foto nga: www.twenty20.com