Nuk ndodh rallë që fëmijët të jepen pas një sporti të caktuar, duke marrë shkasë nga video lojrat, një sportist i famshëm apo edhe reklama të ndryshme. Ata do të duan kështu të praktikojnë disiplinën përkatëse nën shembullin e idhullit të tyre. Shpesh prindi duke u mjaftuar me gëzimin dhe pasionin e fëmijës, herë herë edhe me talentin, ia mundëson fëmijës stërvitjen në sportin e preferuar. Por në moshat e hershme perqendrimi dhe specializimi në një sport dëmton fëmijën më shumë se sa e ndihmon atë.


Fëmijët kanë organizëm në zhvillim. I gjithë sistemi i tyre muskular dhe kockor është në rritje, ndaj edhe është e rëndësishme qe të ekspozohet ndaj formave të ndryshme të lëvizjes, aftësive të ndryshme, koordinimit dhe teknikave të vecanta. Kjo mundëson qe sistemet skeleto-muskulor të trajnohen në mënyrë uniformë (jo vetëm një set kockash për një disiplinë të caktuar) duke siguruar një gamë me të gjerë lëvizjesh për fëmijën.


Duke marrë parasysh organizmin në zhvillim të fëmijës, përqëndrimi dhe stërvitja e pakontrolluar dhe kryerja e stervitjes se femijeve si ajo e te rriturve ne ngarkese dhe volum stervitor nga ana e tranjereve në një sport specifik në një moshë të re, mund të krijojë probleme në trupin e tij/saj. Duke qënë se një grup i caktuar muskujsh dhe kockash vihen në lëvizje vazhdimisht gjatë stërvitjes, ato mund te ngarkohen edhe dëmtohen më shumë. Në të njëjtën mënyrë, ky  grup muskujsh dhe kockash (psh: këmbët – futboll) zhvillohet më shumë duke përqëndruar gjithë energjinë e organizmit. Kështu trupi nuk ka energji të mjaftueshme për të zhvilluar organet e tjera.


Shumë sportistë profesionistë, janë ushtruar në  disiplina të tjera, përveç sportit ku performojnë, vetëm për të shmangur dëmtimet afatgjata në zona të caktuara. Imagjinoni se ç’mund të ndodhë në një organizëm fare të ri.
Prindërit duhet të kenë kujdes kur zgjedhin aktivitet e fëmjëve. E rëndësishme është të ruhet entuziazmi dhe incitiativa e fëmijës, duke i mësuar edhe disiplinën, por akoma më e rëndësishme është të sigurojnë një jetë të shëndetshme të mbushur me eksperienca.

Burimi: Schiable, G. Early Sport Specialization Is Killing The Health of Our KidsExercise Science & Injury Prevention.