Sindroma Down është një çrregullim gjenetik, ku personi bartës zotëron një kromozon më shumë në zinxhirin e tij të ADN-se. Ky çrregullim shoqërohet me vonesë të rritjes fizike, dhe paaftësi të lehtë intelektuale. Nuk ka formulë për sa i përket ndodhisë rasteve dhe frekuencës me të cilën ndodh, ashtu siç nuk ka as kurim. Individët bartës të një kromozoni, më tepër i nënshtrohen terapive psikologjike dhe fizike për tu adaptuar në shoqëri dhe në shumicën e rasteve nuk kanë asnjë ndryshim nga pjesa tjetër e shoqërisë, po ende përballen me shumë paragjykime.
Po si mund të integrohet në shoqëri ky grup i stigmatizuar?
Duke mos patur ndonjë ndryshim themelor nga pjesa tjetër e shoqërisë, personat me sindromën Down janë po aq kompleksë e dinamikë sa të tjerët. Ata përshihen në shumë fusha të krijimtarisë e artit dhe sporte, apo edhe më mirë se sa individët e padiagnostikuar.
Një shembull konkret është edhe përfshirja sportive e personave me aftësi të vecanta intelektuale në sporte, nëpërmjet punës së organizatës botërore “Special Olympics”. Kjo organizatë shtrin punimet në 172 shtete në të gjithë botën, pjesë e së cilave është edhe Shqipëria. Kjo organizatë mundëson trajnimin e sportistëve të talentuar, dhe konkurrimin e tyre në evente ndërkombëtare, pa asnjë dallim nga sportistët e tjerë.
Objektivi i Olimpikut Special nuk është vetëm trajnimi dhe konkurrimi i spotistëve me sindromën Down, por përfshirja e tyre në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, duke nxjerrë në pah vlerat e tyre. Integrimi i këtyre personave në shoqëri duhet të jëtë një mision që i përket të gjithëve, jo vetëm ogranizatave të tilla.
Aq më tepër integrimi nëpërmjet aktiviteteve sportive dhe socializimit sportiv, i cili nuk është me përfitim vetëm për personat e diagnostikuar, por edhe për mbeshtetësit e kauzës e më gjërë për shoqërinë. Një praktikë e mirë është formimi i grupeve sportive të hapura për të gjithë, fëmijë e të rritur, pavarësisht diferencave.
Një fëmijë që ushtrohet në grupe të tilla gjithëpërfshirëse, nuk mëson vetëm teknikat e një sporti të caktuar, por edhe edukohet. Fëmijët bëhen më të hapur ndaj ndryshimit, më pranues dhe në kohë afatgjatë zhdukin stigmat ndaj shokëve dhe moshatareve të tyre me sindromën Down.
Sa afër këtij objektivi është shoqëria shqipëtare?