Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive ka organizuar seminarin e radhës me temë “ Stërvitja e forcës me pesha sipas kërkesave strukturore të vazhdueshme’’. I ftuari në këtë seminar ishin Marcello Cipriani (Doktor Shkencash, kërkues dhe autor i një numri të madh artikujsh shkencorë sportiv si dhe bashkautor i librit ‘ Allenamento della forza e pesistica adattata agli sport di squadra”. Marcello Cipriani ka një eksperiencë të gjatë si përgatitës atletikor dhe fizik në disa ekipe sportive si dhe ekipi Kombëtares së Regbisë femra të Italisë. Seminari përfshinte pjesën teorike dhe praktike, u zhvilluan në një ditë të vetme pranë ambienteve të qëndrës Smart sports. Qëllimi i këtij seminari është informimi rreth mënyrës së stërvitjes së forcës me pesha dhe se si të ndërtojmë një program ushtrimor për rritjen e forcës. Pjësëmarrësit ishin të shumtë në numër duke përfshirë pedagogë, studentë, trajnerë etj.