Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive në bashkëpunim me Qëndrën e Kërkimit të sporteve dhe shëndetit në Ballkan organizoi seminarin teorik me temë “Trauma Sportive”. I ftuar në këtë seminar ishte Doktor Përparim Elezaj ( fizioterapist, specialist i shkencave sportive) ndërsa pjesëmarrës ishin trajnerë, studentë dhe instruktorë. Qëllimi i seminarit ishte të informojmë rreth metodave ose mënyrave të parandalimit dhe evitimit të traumave të ndryshme sportive nga trajnerë sportiv. Seminari u zhvillua në një ditë të vetme pranë ambjenteve të Qëndrës Sportive Smart i cili i plotësoi të gjitha pritshmëritë.