Pjesëmarrja në një aktivitet sportiv përveç dedikimit dhe disiplinës kërkon edhe pasion. Shpesh kemi dëgjuar lojtarë elitë, të cilët shprehen se pasioni u ka shëbyer si gjenerator i punës dhe përmirësimit në sporte. Por shumë të rinj sot po shkëputen nga këto pasione dhe, të drejtuar edhe nga teknologjia, po kthehen drejt një jete sendentare. Pse u mungon pasioni të rinjeve për të ndjekur një sport? Ka shumë përgjigje komplekse për këtë pyetje, por në përgjithësi arsyet kryesore janë këto:
Prindërit që nuk lënë që loja t’u përkasë fëmijëve – Janë ata prindër që përfshihen në cdo hap të fëmijës së tyre dhe shpesh kalojnë edhe kufinjë e etikës për këtë arsye. Për këta prindër nuk ekzition fëmijë tjetër vec fëmijës së tyre, dhe trajneri duhet të fokusohet vetëm tek ai. Këta prindër harrojnë që sportet luhen në skuadër dhe pa një sens të mirë pune në grup, fëmija nuk ia del dot mbanë.
Sportistët duhet të mbajnë përgjegjesi për veprimet e tyre, të mira e të këqija – Shumë sportistë të vegjël, të nxitur edhe nga prindërit, janë të pasigurtë në lojë, kanë frikë të gabojnë dhe nuk pranojnë të luajnë në një pozicion ku nuk janë 100% të sigurt. Kjo vjen si rezultat i mentalitetit të prindërit, presionit që ata krijojnë, dhe mungesës së pengesave që prindërit i kanë spastruar para se t’i shfaqeshin fëmijës. Këto emocione ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijës dhe ai/ajo krijon një iluzion se është më i miri. Në momentin që gabon, harron se duhet të mbajë përgjegjësi dhe të përmirësohet, por thjesht heq dorë.
Trajnerët që injorojnë rëndësinë e fëmijëve dhe të sportit – Shumë trajnerë sot operojnë vetëm në sajë të njohurive bazë që kanë rreth një sporti të caktuar. Të tërhequr më shumë nga fitimi, trajnerë të tillë i humbin vlerat e sportit që trajnojnë dhe e kthejnë stërvitjen në biznes. Duhet marrë parasysh që një trajner duhet të jetë jo vetëm i zoti dhe i thelluar në njohuritë sportive, por duhet të dijë të komunikojë edhe me fëmijët në mënyrë që t’a udhëzojë saktë. Kjo shpesh mungon, dhe fëmija duke mos gjetur një udhërrëfyes të duhur, gjen zgjidhjen më të lehtë – heq dorë.
Organizatat rinore sportive, që u shëbejnë vetëm të rriturve – Ka shumë organizata rinore e klube të cilat pretendojnë se po ndihmojnë dhe po angazhojnë të rinjtë rreth sportit, por në fakt përqëndrohen vetëm tek të rriturit dhe fitimet që gjenerojnë. Në këtë mënyrë këto organizata nuk i qëndrojnë besnike misionit, por tregut. Mbështetja që u ofrohet të rinjëve duhet të jetë e vazhdueshme, por për organizatën kjo mbështetje shkon deri aty ku mbaron interesi. Kjo shkëputje ia pret iniciativën të rinjëve, të cilëve nuk u mjafton vetëm pasioni.
Mungesa / Pakësimi i mjediseve sportive – Në Tiranë, ashtu si në shumë qëndra urbane, mjediset publike po pakësohen dhe po zevendesohen me qendra mjaft luksoze perfshire salla fitnesi, por qe jane larg qellimit masiv sportiv dhe rekreativ. Sado të mira dhe promovuese janë këto qëndra për sportin, ato ende janë shumë larg realitetit dhe nevojave të qytetarëve. Një fëmijë nuk mund të luajë më i shkujdesur, të eksplorojë dhe të argëtohet me sportin, por duhet investim i madh kohe nga prindërit dhe investim finaciar mbi të gjitha, për t’ja dalë mbanë.
Kush mban përgjegjësi për këtë situatë? Të gjithë, prindërit, trajnerët, shteti, organizatat dhe shoqëria mbarë. Duke ndërtuar të tilla struktura që kënaqin veten para nevojave të fëmijëve, ia “shkulin” pasionin për sport, për hir të kënaqësisë personale.
Burimi: O’Sullivan, J. (2015). The 4 Biggest Problems in Youth Sports Today – Changing the Game Project.