Ditët e sotme duket se çdo aktivitet i lidhur me aktivitetet e ditës sonë kalon nëpëmjet telefonit tonë. Në punë, familje, shkollë, shoqëri telefoni i zgjuar na ndihmon të mbajmë kontakte, të komunikojmë më shpejt, dhe të jemi më efiçentë me kohën tonë. Po kur vjen puna tek trupi ynë, aktiviteti fizik dhe jeta e shëndetshme që i bën mirë organizmit, telefoni ka efekt negativ. Duke e patur çdo gjë në dorë, në cdo kohë, bëhëmi sedentarë sepse nuk na lind nevoja të lëvizim. Po sikur të kishte një mënyrë që lidh telefonin me jetën aktive e të shëndetshme?

Shumë zhvillues të aplikacioneve e kane parë të arsyeshme të vënë telefonin në funksion të një jete të shëndetshme për përdoruesit, duke krijuar aplikacione që na ndihmojnë për këtë.

Për shembull një nga komponentët kryesorë të shëndetit është ushqimi. Aplikacioni MyFitnessPal© ofron një variacion të ushqimeve duke treguar për secilën yndyrnat, sheqernat, kaloritë dhe komponentët përbërës. Jo vetëm kaq por nëpërmjet informacioneve që shënoni, aplikacioni ju ndihmon të bini nga pesha duke kontrrolluar ushqimin, sasinë, cilësinë dhe kaloritë që konsumoni.

Përpos ushqimit, aktiviteti fizik luan një rol thelbësor në mirëqënien fizike të organizmit. JEFIT Workout© është një aplikacion tjetër që ndihmon përdoruesit të njohin dhe të praktikojnë mijëra rutina ushtrimesh fizike, sipas nevojave dhe qëllimeve të përdoruesit. Përpos kësaj aplikacioni ju ndihmon të regjistroni aktivitetin fizik dhe të matni progresin në kohë.

Për ata që parapëlqejnë aktivitete specifike shumë zhvillues kanë menduar platforma të ndryshme që u përshatet nevojave të secilit. Këto platforma jo vetëm udhëzojnë, por edhe monitorojnë progresin gjatë kohës që përdoruesi është aktiv. Për shembull për personat që parapëlqejnë vrapimin si aktivitet kryesor aplikacione si RunKeeper© apo 5K Runner© ndihmojnë me monitorimin e aktivitetit. Për ata që parapëlqejnë çiklizmin ju ndihmon Strava Running©, ndërsa për idhëtarët e Yoga një zgjedhje e mirë do të ishte Yoga Studio©.

Këto dhe shumë aplikacione të tjera ju ndihmojnë të kontrrolloni dhe të ruani peshën trupore, gjithashu dhe të aktivizoheni në aktivitetin e parapëlqyer, mjafton vetëm të mbani mëndjen e hapur ndaj ndryshimit.

Shënim: Ky artikull nuk është sponsorizuar nga asnjë prej aplikacioneve të sipërpërmendura.

Burimi: 10 fitness apps to encourage physical activityClinicaladvisor.com.