Trajnerët janë ura lidhëse e të rinjëve me sportin, janë ata që hedhin bazat e edukimit fizik dhe edukojnë disiplinën sportive. Në ditët e sotme ka shumë aspekte të punës së një trajneri, që nuk plotësohen vetëm me njohuri të thella sportive në disiplinën që trajnon. Një trajner është shembull për sportistët e tij, i kupton ata, i udhëzon drejt dhe në të njëjtën mënyrë vendos në përdorim të gjithë burimet rreth tij, për t’i shërbyer qëllimit.
Një trajner i zoti u mëson lojtarëve të besojnë në vetvete. Lojtarët e rinj kanë shumë arsye për t’ju bashkuar stërvitjes, por ndodh shpesh që zhgënjehen nga vetja dhe aftësitë e tyre. Trajneri duhet të jetë i vëmëndshëm ndaj lëkundjeve të humorit të lojtarëve të tij, dhe në momentin e duhur duhet t’i përcjellë besim, duhet t’i mësojë të përmirësohen dhe se gabimet janë të domosdoshme për t’u bërë sportist i zoti. Në këtë mënyrë trajneri jo vetëm që ka plotësuar detyrën e tij për sa i përket sportit, por është bërë edhe një udhërrëfyes i lojtarëve – si një figurë prindërore.
Një trajner i zoti nuk përdor teknika “poshtërimi”. Për t’i mësuar teknika të ndryshme nga disiplina të ndryshme, një trajner përshtat metodën e mësimdhënies me ritmin e lojtarëve, pa u krijuar presion. Duhet kuptuar se një lojtar mëson më shumë nga praktika se sa nga turpërimi para shokëve. Shpesh trajnerët përdorin teknika të tilla turpërimi dhe krahasimi me idenë se të rinjtë do të mësojnë më mirë. Në këtë mënyrë ata kontribojnë në një përkeqësimin e situatës deri në humbjen e iniciativës së lojtarit apo edhe problemeve më të agravuara psikologjike.
Një trajner i zoti fokusohet në stërvitje, duke lënë pas jetën personale. Përzierja e jetës private me atë profesionale nuk është asjëherë një ide e mirë, aq më tëpër në profesionin e një trajneri sportiv. Ego-ja e trajnerit nuk duhet të ekzistojë në fushë me lojtarët e tij, sepse shpesh kthehet në arsye konfliktesh. Trajneri nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga lojtari. Një lojtar i zoti është fryt i një trajneri të zoti, prandaj edhe fitoret festohen sëbashku.
Një trajner i zoti komunikon më lojtarët dhe me prindërit e tyre. Komunikimi është arma sekrete e një trajneri i cili di të menaxhojë ekipin, përqendrohet tek vlerat e secilit prej lojtarëve dhe ruan marrëdhenien e freskët me prindërit e lojtarëve. Në varësi të moshës së ekipit, trajneri zgjedh gjuhën dhe mënyrën e komunikimit me lojtarët, ashtu si me prindërit. Një trajner i mirë i ndihmon prindërit të shohin ecurinë e fëmijëve dhe i bën ata partnerë në mision, jo armiq.
Ka një mijë formula që ndihmojnë trajnerin të jetë produktiv, por e rëndësishme është të ruhet një linjë komunikimi e hapur. Në këtë mënyrë trajneri kupton më mirë dobësitë dhe fuqitë e ekipit të tij, kupton nevojat e lojëtarëve dhe reagon në mënyrën e duhur në kohën e duhur.
Burimi: GOLDBERG, A. SPECIAL: What makes a GOOD COACH?. Competitive Advantage: Mental Toughness.