Fëmijët janë të parët që përqafojnë risitë e reja teknologjike, dhe bashkë më këtë janë të parët që pësojnë efektet negative të teknologjisë. Shpesh prindërit, duke mos patur kohë apo edhe mundësi për të shpenzuar kohë cilësore me fëmijët, i drejtojnë ata rreth një telefoni të zgjuar për t’i mbajtur të zënë dhe të qetë. Përpos ndryshimeve psikologjjike dhe ngarkesës mendore që sjell përdorimi i teknologjisë në këtë mënyrë, në moshat e reja, sjell edhe dëme të mëdha fizike dhe në stilin e jetesës sedentare që ata krijojnë. Po si mund të përdorim terheqjen e fëmijve ndaj smartphone-it, për t’i orientuar drejt disa ushtrimeve të thjeshta fizike?
Dihet që në moshat fare të reja fëmijët tërhiqen më shumë nga lojërat e telefonit, grafikat, ngjyrat dhe aksioni i mban të zënë me orë. Një prind i zgjuar përdor këtë detaj dhe e prezanton fëmijën me disa lojëra shumë të zgjuara, të cilat për t’u fituar duhet të kryesh disa aktivitete të thjeshta si kërcimi, vrapimi dhe ecja. Këto mbajnë të zënë fëmijën, e argëtojnë por edhe e detyrojnë të lëvizë, per të fituar në lojë.
Disa nga këto aplikacione / lojëra janë:
Trainer© – ku fëmija është trajner i disa krijesave virtuale, dhe për t’i trajnuar duhet të lëvizë.
Motion Maze© – lojë me gjueti thesaresh imagjinare ku kërkohet që fëmija të vrapojë për të arritur shpejt objektivin.
Zombies, Run© – për fëmijë pak më të rritur, ku qëllimi është të largohesh fizikisht nga krijesa imagjinare që duan të të sulmojnë.
FitQuest© – një lojë argëtuese ku fëmijët duhet të kërcejnë, për të ndihmuar një ketër virtual të gjejë folenë.
Këto lojëra janë jo vetëm argëtuese, por edhe inovative. Një prind i përdor këto lojera për të mësuar fëmijën më shumë me lëvizjen dhe aktivitetin fizik, pa i privuar ata nga teknologjia dhe argëtimet e moshës, apo imagjinata e zhvilluar që i karakterizon.
Shënim: Ky artikull nuk është sponsorizuar nga asnjë prej aplikacioneve të sipërpërmendura.
Burimi: Woda, T. 9 Games and Apps that Encourage Kids to Get Physical. Resources.uknowkids.com.