A ushqeheni sic duhet? I merrni të gjitha vlerat ushqyese nga ushqimet që konsumoni? Janë ushqimet që konsumoni të duhurat? Shpesh ushqimi dhe të ngrënit janë gjërat e fundit për të cilat mendojmë gjatë ditës, por që kanë impaktin më të madh në mirëqënien e organizmit tonë. Puna intensive, të qënit në lëvizje dhe fokusi te ritmi në rritje i ditës na orientojnë tek kafeja e shpejtë, ushqimet e shpejta dhe me brumë dhe lëngjet e gatshme të shijshme dhe të shpejta për t’u konsumuar. Janë këto disa nga zakonet e dëmshme që po mbingarkojnë organizmin tonë dhe që bëhën shpesh arsye për mosfunksionimin e organeve. Si mund të ndërtojmë një dietë që i shërben më mirë organizmit?
Hapi i parë i një diete të shëndetshme është të konsumoni produkte sa më natyrale, sa më organike dhe të përgatitura pa konservantë. Janë produktet e shtuara gjatë përpunimit të ushqimeve ato që sjellin dëmet më të mëdha në organizëm. Këto produkte të shtuara shtohen tek ato natyrale në mënyrë që të përmirësojnë shijen dhe t’i bëjnë ato të zgjasin më shumë në raftet e supermarketeve. Kjo mund të funksionojë për produktin, por këto produkte të shtuara “bombardojnë” organizmin dhe shpesh bëhën shkak për probleme si mbipesha, problemet me tretjen, qarkullimin e gjakut, veshkat etj.
Një hap tjetër i rëndësishëm që shpesh e harrojmë, është konsumimi i shpeshtë i ujit dhe lëngjeve organike. Sidomos gjatë përiudhës së verës, konsumi i ujit është çelësi i zbërthimit të vlerave ushqimore, nga ushqimet që konsumojmë. Jo vetëm uji i pastër dhe i filtruar, por edhe frutat edhe perimet me përmbajtje të lartë uji duhen konsumuar mjaftueshëm. Kur zgjidhni frutat dhe perimet e ndryshme, zgjidhni bazuar ne ngjyrën e tyre. Ngjyra e frutave dhe perimeve është një tregues natyral i vlerave ushqyese që ato bartin. Mos harroni se trupi i njeriut përbëhet minimalisht në masën 60% nga uji, ndaj edhe cilësia e ujit që konsumojmë bëhet tregues i cilësisë së organizmit tonë.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i dietës është edhe balancimi i makro-nutrientëve dhe mikro-nutrientëve. Makro-nutrientët janë karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat të cialt duhen konsumuar të bollshme, brënda limiteve të nevojave të organizmit. Mikro-nutrientët plotësojne tablonë e vlerave ushhqyese që konsumoni. Këto janë fibrat, mineralet dhe vitaminat që janë po aq të nevojshme sa makro-nutrientët për të balancuar dietën tuaj. Duhet patur kujdes në konsumimin e sasisë së nutrientëve. Mbingopja me njërin nga llojet e ushqimeve sjell një sërë pasojash në organizëm si mungesa e vitaminave, mbipesha, yndyrnat e larta në gjak etj.
Përpos dietës së ushqyeshme një regjim i saktë ushtrimesh fizike dhe mendore do të ndihmonte me shumë organizmin dhe do të forconte sistemin imunitar. Për më shumë informacione dhe këshila mbi një regjim të vlefshëm fizik dhe mendor kliko në pjesën e pare e të tretë të kësaj guide.