Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave te Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” realizuan konferencën ndërkombëtare mbi Shkencën Sportive dhe Edukimin. Konferenca u moderua drejtuesi i Departamentit të Edukimit fizik dhe Sporteve Dr. Edmond Bicoku. Fokusi i kësaj konference ishte prezantimi i punimeve shkencore nga profesorë vendas dhe të huaj, evidentimi i problematikave në fushën e sportit, nxitja e kërkimit shkencorë individuale dhe në grup dhe propozimi i alternativave më të mira për tu implimentuar. Zv Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Kostandin Shkurti ishte i pranishëm në konferencë ku shprehu mes të tjerash se edukimi fizik dhe sportet janë prioritet i Qeverisë Shqiptare dhe se po punohet fort për krijimin e infrastrukturave sportive. Gjithashtu ai ka vlerësuar punën e cmuar të bërë nga Shoqata Shqiptare E Shkencave Sportive dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Kerko
Categories
- Aktivitetet 13
- Uncategorized 21