Këshilla për prindërit gjatë
COVID-19
Inkurajoni fëmijët të vazhdojnë të ushtrohen-Nëse fëmijët kanë mundësi të dalin jashtë në oborr për të luajtur ata patjetër që duhet ta bëjnë këtë. Shikimi i videove me ushtime në YouTube është një opsion i shkëlqyer për tu ushtuar në shtëpi.
Vendosni dhe arrini qëllime ditore– Fëmijëve i duhen vendosur qëllime të përditshme përreth ushqimit, gjumit, numrit të hapave ose aktivitetit fizik të përgjithshëm. Nëse fëmija ka objektiva specifike që lidhen me interesin e tij sportiv mbi të cilin duket të punojnë, ai duhet të përqëndrohet në to.
Jini krijues– Ushtrimi nuk ka pse të jetë një aktivitet zyrtar as me pesha dhe me pajisje sportive. Ecja ose vrapimi nëpër shkallë, përdorimi i ushqimeve të konservuara si pesha (bidona uji etj), të kërcyerit me muzikë energjike mund të ishte një aktivitet shumë i mirë fizik për fëmijët. Gjatë ditës, inkurajojini fëmijët të bëjën pushime të shkurtra aktive për tu shkëputur nga qëndrimi ulur gjatë të mësuarit.
Mbani kontake me trajnerët dhe shokët e skuadrës – Mbajini fëmijët tuaj të lidhur sa më shumë me trajnerët dhe shokët e skuadrës. Shumë drejtues të skuadrës planifikojnë takime me Zoom mes trajnerëve, prindërve dhe fëmijëve si një mundësi për të parë njëri-tjetrin dhe për të biseduar.
Qëndroni pozitiv– Kjo mund të jetë një kohë për të mësuar aftësi të reja, të kaloni më shumë kohë cilësore së bashku, duke u kujdesur për shëndetin fizik dhe emocional. Gjetja e mënyrave për fëmijët që të qëndrojnë aktiv dhe të angazhuar është një pjesë e rëndësishme në këtë situatë.