Pak ditë na ndajnë nga fillimi i verës. Duke patur parasysh këtë, fillojnë dalin nga hici programet e dietave dhe të ushtrimeve fizike që ju premtojnë “trupin perfekt të plazhit”. Kompanitë e ndryshme që reklamojnë “trupin e plazhit” pretendojnë se kanë gjetur “sekretin” aq të kërkuar të të rinjëve. Ky është një mit. Nuk ka sekret që ju ndihmon të keni një trup të shëndetshëm në pak kohë. Kompani të tilla i shërbejnë vetëm qëllimit të tyre – biznesit, ndaj duhet të mbështëteni në të dhëna të sakta dhe të përshtatshme për trupin tuaj, dhe që zgjasin për më shumë se sa sezonin e plazhit.
Nëse shikoni artikuj si “Sekreti i trupit perfekt” apo “5 mënyra për të përgatitur trupin për plazh”, kuptoni që janë iluzione. Kompanitë e marketingut dhe rrjetet shpërndarëse targetojnë pika të dobëta të psikologjisë njerëzore, për të maksimizuar fitimin. Jo të gjithë janë të kënaqur me trupin e tyre, ndaj edhe bien pre e titujve të tillë dhe kurtheve të tjera duke konsumuar produkte që i shërbejnë më shumë llogarive bankare të shpërndarësit, sesa trupit tuaj. Këto produkte jo domosdoshmërisht janë të dëmshme, por nuk i shërbejnë qëllimit.
Dietat që premtojnë t’ju dobësojnë për një përiudhë të shkurtër, bëjnë më shumë dëm se sa mirë. Trupi i njeriut nuk mund të përshtatet për periudha të shkurtra me një stil te ri të ushqyerjes apo të aktivitetit fizik. Organizmi kërkon kohë të mësohet me një dietë të re, sepse organet humbasin sasinë e nutrientëve me të cilët janë mësuar. Për shembull nëse dieta juaj është e pasur me karbohidrate dhe brumëra, ndërprerja e mënjëhershme e tyre do të sillte një sërë pasojash në organizëm. Do të ndiheshit i lodhur, i uritur gjatë gjithë kohës sepse keni humbur “karburantin” e trupit pa e zëvendësuar atë. Zakonisht humbja e menjëhershme e peshës është humbje e sasisë së ujit në trup, jo masës dhjamore, ndaj edhe nuk zgjat edhe rifitohet shpejt.
Rutinat e ushtrimeve fizike që targetojnë muskujt e barkut apo krahët e vithet nuk funksionojnë, madje mund të rezultojnë negative. Sforcimi i vetëm një grupi muskular e dëmton atë për perudha afatgjata. Në vend që të fokusoheni ne disa zona, fokusohuni tek djegia e kalorive dhe përfshini të gjithë sistemin muskular në stërvitje.
Rënia nga pesha këkon një mëndje të qartë dhe këshilla profesionistësh dhe doktorësh, jo ide nga artikuj komercialë, qëllimi i të cilave është të bërit biznes. Sasia dhe lloji i ushqimit të konsumoni, koha ne të cilën e konsumoni dhe ushtrimet fizike që bëni duhet të jenë të personalizuara sias nevojave te trupit tuaj. Mos harroni të rrerulloni edhe pritshmëritë, trupi i shëndetshëm nuk ndërtohet për një muaj.