Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive ka organizuar aktivitetin e rradhës në kuadër të projektit “Project ABC 2011- 2016”. Projekti ka si qëllim evidentimin dhe ndikimin e inaktivitetit dhe obezitetit të fëmijët e qyteti të Tiranës si dhe monitorimin e aftësive lëvizore tek fëmijët për një periudhë 6-mujore. Universiteti i Sporteve të Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtorisë Arsimore Rajonare të qytetit të Tiranës janë miratuesit e këtij projekti me koordinator Prof. Asc. Dr Juel Jarani. Ky aktivitet u zhvilluan në shkollën 9-vjecare “Qazim Turdiu” me ekipin e laboratorit të ASSA ku u realizuan matje motorike dhe antropometrike me fëmijët.