Me ardhjen e pranverës çelin lulet, pemët marrin jetë dhe dita zgjatet. Kjo i jep njerëzve me shumë kohë për të shfrytëzuar ambjentet e jashtme, dhe për të ndryshon vendodhjen e aktiviteteve fizike. Nëse gjatë dimrit një zgjidhje e mirë është palestra, apo edhe shtëpia për të kryer një rutinë ushtrimesh fizike, gjatë pranverës është mirë të provoni ambjentet e hapura.
Kur ndryshoni vendin e ushtrimeve fizike, nga ambjent i mbyllur në ambjent të hapur, tendencat janë të ushtroheni për një kohë më të gjatë. Disa studime sugjerojnë deri në 30 minuta me shumë aktivitet kur ndryshohet vendodhja. Bashkë me këtë vjen edhe një balancim i hormoneve të stresit dhe rritje e nivelit të endofinës (hormoni i kënaqësisë) dhe seratonit.
Për personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, 30 minuta në javë ecje në ambjente të hapura të gjelbëruara, është lajm i mirë. Ajri i pastër dhe ulja e nivelit të aktivitetit ndihmon zemrën të qetësohet dhe rirregullojë ritmin e saj. Shkencëtarët i japin rëndësi edhe gjendjes shpirtërore e mendore që sjell prezenca në një ambjent të hapur të gjelbëruar.
Një studim nga Akademia Kombëtare e Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidh rritjen e urbanizimit, me rritjen e çrregullimeve mendore tek njerëzit. Po në këtë studim theksohet rëndësia e kohës së kaluar në natyrë, dhe përmirësimi i dukshëm i balancës mendore. Një ecje prej 90 minutash ndihmon të ulet niveli i stresit në tru, dhe balancon shenjat e lidhura me depresionin.
Një anë tjetër pozitive është edhe kursimi financiar. Për të dalë dhe për t’u ushtruar në ambjente publike nuk të nevojitet asgjë më shumë se një palë atlete të mira. Kohët moderne nuk i referohen më zhvillimit të teknologjisë, por krijimit të një stili jetese sa më të shëndetshëm. Ushtrimi fizik në natyrë i përgjigjet nevojave fizike dhe mendore të njeriut dhe pranvera është koha më perfekte pët të filluar.
- Hahn, K., Daily, G., Hamilton, P., Bratman, G., & Gross, J. (2015). Nature experience reduces rumination and subgenual prefrontal cortex activation. Retrieved from http://www.pnas.org/content/112/28/8567
- Kerr, J., Sallis, J., Saelens, B., Kelli, C., Conway, T., Frank, L., & King, A. (2012). Outdoor physical activity and self-rated health in older adults living in two regions of the U.S. Retrieved from https://escholarship.org/uc/item/84b2x4bf#page-2
- SIFFERLIN, A. (2017). Why Spring Is the Perfect Time to Take Your Workout Outdoors. Time. Retrieved from http://time.com/4718318/spring-exercise-workout-outside/