YCSRA 2022- Kongres Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative

                                                                                                        10.6.2022 Tiranë, Shqipëri

Kongres Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative

Kongresi është një mënyrë e shkëlqyer për studiuesit e rinj që të ndajnë kërkimet e tyre. Është një mundësi e shkëlqyer për ne që të marrim komente dhe kritika nga studiues të tjerë, përdorues të njohurive dhe të tjerë të interesuar për kërkime.

Çfarë është Kongresi Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative?

Kongresi Rinor në Sport dhe Aktivitete Rekreative është një aktivitet shkencor i organizuar nga ASSA, ku drejtues të rinj nga i gjithë vendi dhe rajoni bashkohen me një qëllim për të promovuar sportin, aktivitetet rekreative për një jetë aktive të shëndetshme nëpërmjet kërkimit shkencor. Promovimi i kësaj nisme dhe inovacioni i kërkimit për të rinjtë është parësor dhe thelbësor për një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme të të rinjve. Ky kongres krijon mundësi që të rinjtë të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i fuqizojnë ata në përzgjedhjen e mënyrave dhe aktiviteteve të një stili jetese të shëndetshëm.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i kongresit është për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë, si dhe ngritja e kapaciteteve të nevojshme për t’u mundësuar të rinjve që të ndërmarrin aktivitete sportive dhe rekreative për një jetë aktive dhe të shëndetshme.

Mënyra e organizimit

Gjatë prezantimeve me poster, pjesëmarrësit e kongresit ndërveprojnë dhe angazhohen drejtpërdrejt me studiuesit. Kongreset kërkimore shpesh kanë një konkurs posterash, ku posterët më të mirë marrin çmime dhe njohje. Kongresi do të jetë një mundësi për një tryezë të rrumbullakët interaktive për sportet dhe aktivitetet rekreative, duke eksploruar çështjet aktuale.

Gjuhe

Dygjuhësh – shqip dhe anglisht

Pjesëmarrës

Të rinj

Mosha – 18-25 vjeç

Vendodhja

Tiranë, Shqipëri 2022