Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive në bashkëpunim me Institutin Kanadez të Teknologjisë organizoi një seminar teorik me temë “Si të publikojmë një artikull shkencorë”. Të ftuar në këtë seminar teorik ishin Prof. Asc. Dr Juel Jarani i cili foli rreth formatit IMRAD dhe mënyrën se si shkruhet dhe publikohet një punim shkencorë dhe Doc. Anduela Lile e cila shpjegojë mënyrën e analizimit të të dhënave. Si përfaqësues të Institutit Kanadez të Teknologjisë të ftuar ishin Prof. Asc. Dr Artur Jaupaj i cili prezantoi konceptimin dhe zhvillimin e një teme kërkimore ndërsa Prof. Asc. Dr Vaso Qano qartësoi përpunimin statistikor të të dhënave në kërkimin shkencorë. Seminari u zhvilluar për dy ditë pranë ambienteve të Institutit Kanadez të Teknologjisë ku morën pjesë 25 studentë të Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Institutit Kanadez. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të trajnojmë të rinjtë rreth mënyrës se si shkruhet dhe publikohet një artikull shkencorë.