LOJËRA SPORTIVE POPULLORE

LOJËRA TË SHKATHTËSISË DHE DJATHTËSISË

“I VERBRI”

Kjo lojë edukon vigjilencën e guximin dhe zhvillon shkathtësinë.

Pas shortit, njëri ose njëra prej pjesëmarrësve do të lidhë sytë e shami  dhe në dorë do të mbajë një torkë*. Në kohën që “I verbri” (ose e “verbra”)   kërkon t’I bjerë me torkë* ndonjërit ose ndonjërës prej lojtarëve, këta do të kërkojnë që , pa u goditur nga toka e të “verbrit”, t’ia kapin duart këtij (ose kësaj) dhe pas një çasti t’ia lëshojnë përsëri, duke kërkuar gjithnjë që t’u  shpëtojë goditjeve.  Në qoftë se  “i verbri” godet ndonjërën ose (ndonjërin), loja do të rifillojë përsëri.

Shënim:

*Torkë kuptojmë një shami a peshqir, që e lidhin nyjë nga njëra anë dhe që e përdorin për të goditur me të në një lojë fëmijësh; lojë me shami, që e vendosin në fund të një shkopi të ngulur në tokë, të cilin e mbron me një brez njëri nga lojtarët për të mos e marrë lojtarët e tjerë. Lojë me torkë. E goditi me torkë.

Referenca: Shuteriqi. S (1980),  Lojëra Sportive Popullore, I, Faqe 4.