LOJËRA SPORTIVE POPULLORE

LOJËRA TË SHKATHTËSISË DHE DJATHTËSISË

TOPTHI NË LËMË

Njëri nga pjesëmarrësit (15-20 veta, vajza e djem bashkë ose veç e veç) caktohet me short dhe zë vend në mes të një rrethi të gjerë me diametër afro 5 m, ndërsa të tjerët qëndrojnë mbi vijën e rrethit të shënuar përtokë, ndër të cilët njëri mban në dorë një top ose top tenisi, ose prej lecke, ose prej meshini.

Me fillimin e lojës, lojtari që ka topin mundohet t’ia pasojë atë lojtarit të rrethit që ka me afër lojtarin e mesit të rrethit për ta qëlluar atë, ndërsa lojtari I mesit, duke u sjellë sa në njërën anë në tjetrën, brenda rrethit  dhe duke dredhur me përkulje e me mënjanime të njëpasnjëshme të trupit dhe me kërcime e largime në drejtme të ndryshme, përpiqet të mos goditet nga topi I gjuajtur në drejtim të tij. Në qoftë se lojtari I mesit goditet,  loja do të vazhdojë por në qoftë se nuk goditet, ky do të zëvëndësohet nga lojtari që I vajti gjuajtja bosh.

Loja vazhdon për aq kohë sa shihet e arsyeshme.

Përkthimi

Njësia e Aktiviteteve dhe Vlerësimit

Shoqata  Shqiptare e Shkencave Sportive (ASSA)

www.assa.alsite, assa.albania@gmail.com

Referenca: Shuteriqi. S (1980),  Lojëra Sportive Popullore, I, Faqe 4-5.

This image has an empty alt attribute; its file name is FB_IMG_1588446852040.jpg