Si në cdo fushë tjetër të aktivitetit njerëzor, teknologjia ka ndërhyrë edhe në disiplinat sportive. Herë duke përmirësuar shumë aspekte, e herë duke ndikuar negativisht. Debati mbi zhvillimet teknologjike nuk është më në termat e përdorimit “për mirë” apo “për keq”, por se si të përdoresh teknologjinë në funksionin tënd.

Teknologjia, vecanërisht krijimi i medias, rrjeteve sociale dhe informimit në kohë reale, ka kthyer shumë disiplina sportive ne evente komerciale. Duket se cdo aspekt i konkurrimit dhe sportit është kthyer në përfitim për personat përgjegjës. Shumë kompani shfrytëzojnë imazhin e sportisteve për të shitur prodhimet e tyre, dhe sportistet po ashtu përfitojnë nga nga kjo marrëveshje. Nga kompanitë e basteve deri  tek reklamat ne kohë reale, shpesh është e vëshirë të dallojmë një kompeticion nga një starategji marketingu.

Po me të njëjtin argument, kanë ndryshuar edhe kërkesat e sportdashesve për të ndjekur sportistët e tyre të preferuar. Me bileta të arritshme online, kudo dhe kurdo, atletët ngjajnë më shumë me yje kinemaje, se sa me nje sportist profesionist. Imazhi  i atletit është i rëndësishëm në karrierën e tij, falë platformave sociale, teknologjisë dhe hapësirave të marketingut. Me kete vjen edhe një përgjegjësi më e madhe e tij jashtë arenës apo fushës ku performon. Sportistët janë personazhe publike dhe përpos marketingut me imazhin e tyre, ata po orientojnë adoleshentët dhe të rinjtë  drejt nje jete fizikisht aktive.

Falë zhvillimit të teknologjisë të rinjtë e kanë cdo informacion me vete në cdo kohë. Ata mund të lidhen e të komunikojnë në kohë reale me këdo, pa u munduar shumë. Kjo ka sjellë një hendek shumë të madh mes sportit dhe teknologjisë, duke prodhuar një popullatë pasive që kultivon një stil jetese jo shumë të shëndetshëm. Ndaj me zhvillimin e teknologjisë, ka ardhur dhe një ndër sfidat më të mëdha të kohërave post-moderne: Si të qëndroj aktiv?

Përpos efekteve jo shumë pozitive të teknologjisë në sport, ka edhe anë tepër pozitive që kanë cuar sportin në dimensione të reja. Falë aparaturave të imëta, makinerive më të fundit dhe inxhinierisë moderne, teknologjia po përmirëson spektrin e lëvizjeve të trupit të njeriut, duke prodhuar individë që sfidojë limitet e natyrës. Kemi atletë që kërcejnë gjithmonë e më lart, vrapojnë gjithmonë e më shpejt apo shënojnë gjithmonë e më saktë duke u bazuar ne matjet nga aparatura të sofistikuara. Këto aparatura vlerësojnë trupin e një atleti matin cdo sistem në oragnizmin e tij dhe drejtojnë levizjen e tij duke e permirësuar deri në të dhjetat apo te qindat e sekondit. Nga këtu sporti kthehet nga thjesht aktivitet fizik, ne spektakolar.

Ne tërësi mund të themi që teknologjia e ka transformuar sportin duke prodhuar superatletë, por nga ana tjetër ka nërprerë deri diku inciativat e një individi që mund të kishte një të ardhme në një disiplinë sportive. Prandaj nuk mund t’i vëmë në marrëdhënie varësie, apo të krahasojmë teknologjinë dhe sportin, por mund të themi se janë në marrëdhenie të  ndersjellta dhe plotesojnë fushat e aktivitetit njerëzor. Celësi është të dish të përdorësh teknologjinë dhe spotin për të përmiresuar veten.