Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive në bashkëpunim me Qëndrën e Kërkimit të Sporteve dhe Shëndetit në Ballkan organizuan ditën e shtunë, më datë 27.12. 2014 seminarin me titull ‘Google apps for Education”. Z. Besnik Zylka ishte i ftuari i seminarit i cili është i trajnuar dhe i certifikuar nga Google. Google apps for education është një platformë dixhitale që mundëson bashkëpunimin në kohë reale nga cdo cep i botës vetëm me praninë e internetit dhe një browser online. Mjetet që u përdorën për realizimin e seminarit ishin google docs, google slide, google forms, google search dhe google scholar. Google docs është një version online i një word-editori i cili mundeson bashkepunimin online deri në 50 perdorues njëkohesisht si dhe mundëson disa mjete shumë efikase për të bërë punë kërkimore ndërsa google slides është një version online i një aplikacioni që përdoret për prezantime, gjithashtu mundëson bashkëpunime online në kohë reale deri në 50 përdorues në një dokument të vetëm. Një tjetër mjet efikas i trajtuar në seminar ishte Google Forms i cili shërben për të mbledhur të dhëna nga shumë perdorues si dhe mundëson analizimin e të dhënave ndërsa Google Search është shtylla e të gjitha platformave të tjera të cilat bazohen në kërkim, ku do te shohim se si mund te përdorim motorrin më të fuqishëm të kërkimit për të kërkuar material cilesor në internet. I fundit i trajtuar dhe i përmendur në seminar ishte Google Scholar i cili konsiderohet si motorri i kërkimit për Arsimin dhe për hulumtimin online ku u mesua se si të kërkojmë dokumente që janë publike në web dhe si ti perdorim ato në bibliografi. Qëllimi i seminarit ishte përdorimi i teknologjisë për të arritur punime shkencore cilësore dhe bashkëkohore.
Kerko
Categories
- Aktivitetet 13
- Uncategorized 21